Kosova me humbje i mbyll kualifikueset, mundet nga Bjellorusia
BKT
Sport

Kosova me humbje i mbyll kualifikueset, mundet nga Bjellorusia

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Kombëtarja e Kosovës në futboll, me humbje i ka mbyllur kualifikueset e EURO 2024.

Dardanët janë mundur në “Fadil Vokrri” nga Bjellorusia, me rezultat 0-1, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Evropianin “Gjermani 2024”.

Të besuarit e Primoz Glihas, gjatë terë ndeshjes kishin iniciative në terren, krijuan shumë raste, por assesi nuk ia dolën që thyen mbrojtjen mysafirë.

Rastet më të mira për Kombëtaren tonë, kishte Muslija, por ai nuk ia doli që të dërgojë topin në rrjetë.

Ndërkaq, Bjellorusia përmes Antilevskit (43’), gjeti golin e fitores dhe të vetmin në këtë sfidë e cila u luajt në një terren të vështirë për shkak të shiut që nuk u ndal gjatë terë ndeshjes.

Përfundimisht Kosova i mbyll kualifikueset e EURO 2024, në pozitën e pestë me11 pikë, një me pak se Bjellorusia që është në vendin e katërt, kurse, Rumania dhe Zvicra kualifikohen për në EURO 2024.

Mbyllet pjesa e parë, Bjellorusia në epërsi ndaj Kosovës

(E plotësuar) Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Bjellorusisë me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-1.

Dardanët dhe bjellorusët po luajnë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Futbollistët e Kombëtares sonë, më mirë e kontrolluan lojën, krijuan disa raste të rrezikshme, sidomos shanse të mira për gol kishte Muslija, megjithatë, assesi skuadra jonë në pjesëlojën e parë nuk ia doli ta qojë topin në rrjetë.

Ndërkohë, Bjellorusia në finish të pjesës së parë përmes Antilevskit (43’), kalojë në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Kosova-Bjellorusia

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Dardanët dhe bjellorusët po luajnë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Ndonëse kjo sfidë për të dy skuadrat nuk ka rëndësi të madhe pasi të dy skuadrat kanë humbur gjasat për kualifikim në “EURO 2024”, megjithatë, Dardanët synojnë fitore në duelin e fundit të kualifikimeve në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Bjellorusinë hyn pas barazimi në udhëtim tek Zvicra (1-1), sfidë kjo e luajtur tri ditë më parë në Basel.

Kosova-Bjellorusia, formacionet zyrtare

Me pak se dy orë ka mbetur deri të fillimi i ndeshës mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Dardanët në “Fadil Vokrri” i bëjnë ‘konak’ Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Ndonëse kjo sfidë për të dy skuadrat nuk ka rëndësi të madhe pasi të dy skuadrat kanë humbur gjasat për kualifikim në “EURO 2024”, megjithatë, Dardanët synojnë fitore në duelin e fundit të kualifikimeve në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Bjellorusinë hyn pas barazimi në udhëtim tek Zvicra (1-1), sfidë kjo e luajtur tri ditë më parë në Basel.

Kombëtarja jonë edhe në duel me Bjellorusinë nuk do të mund të llogarisë në gjashtë lojtarë standard, megjithatë, të besuarit e Primozh Gliha-s, tashmë janë gati për të dhënë maksimumin në përballje me bjellorusët.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj, Zybaa, Vojvoda, B.Berisha; Bytyqi, Muslija; Rashani.

Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko, Ebong; Yuzepchuk, Skavysh, Antilevski.

Ndeshja Kosova-Bjellorusia fillon në orën 20:45.