Haxhiu kërkon hetime serioze për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore
SH.Ç/RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni.
MInistrja Haxhiu ka theksuar se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertët.
"Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë. Ne na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”.
Ministrja Haxhiu ka kërkuar hetime serioze për këtë rast, duke uruar të mos jetë shkaktuar nga dora e njeriut.
"Uroj të mos jetë nga dora e njeriut mirëpo këtu duhet vigjilencë edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë ju e dini edhe mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe unë jam e bindur nëse ka veprime serioze edhe për këtë pavarësisht që në fillim thuhet që mund të ketë dyshime nga defektet e sistemit elektrik duhet hetime serioze në mënyrë që nëse kjo është bërë nga dora e njeriut që nuk mund të them nuk dua as të keqkuptohem po duke pasur parasysh ato çfarë kanë ndodhur ndër vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore lejohet çfarëdo mendimi tjetër raport me këtë megjithatë janë institucionet përgjegjëse që do të na dërgojnë shkaqet pse ka ndodhur por ashtu ne si Ministri do ta kryejmë punën tonë raport me vlerësimin e rrezikshmërisë nëse ekziston në institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, ndërtimi i këtij objekti në vitin 2006 është bërë shkel e shko për çka paralajmëroi se do të bëjnë një vlerësim me ministritë përkatëse.























