Kushtetuesja vendos për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
RTK
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën e Komunës së Prizrenit sa i përket vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023.
Kushtetuesja e ka cilësuar kërkesën si të pranueshme dhe ka konstatuar se Neni 5 i Ligjit të kontestuar nuk është në kundërshtim me Paragrafin 2 të Nenit 12 për Pushtetin Lokal të Kushtetutës së Kosovës dhe paragrafin 1 të Nenit 123 tek Parimet e Përgjithshme dhe paragrafët për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Lokale).
Përveç kësaj, Kushtetuesja ka shfuqizuar Masën e Përkohshme të vendosura më 1 shtator, meqë tashmë është vendosur për rastin dhe se afati i mbetur prej 15 ditësh nga afati 30 ditor i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit për shumën e faljes së tatimit në pronë për pronën e paluajtshme fillon të rrjedhë nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit.























