Bislimi e Abbott flasin për situatën e sigurisë në vend
BKT
Lajme

Bislimi e Abbott flasin për situatën e sigurisë në vend

F.S / RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në një njoftim për media, thuhet se në këtë takim u bisedua mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua edhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin Abbott edhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

"Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës", thuhet në njoftim. ​


MË SHUME NGA Lajme