FSK-ja realizon ushtrimin fushor `Arrow 05`
BKT
Lajme

FSK-ja realizon ushtrimin fushor `Arrow 05`

F.Sertolli / RTKlive

Pjesëtarët e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të FSK-së, janë duke realizuar ushtrimin fushor “Arrow 05” në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, me qëllim të validimit të togjeve të Kompanive.

Në njoftimin për media thuhet ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit”, thuhet në fund të komunikatës.


MË SHUME NGA Lajme