LVV: Serbia e pa interesuar për normalizim
BKT
Lajme

LVV: Serbia e pa interesuar për normalizim

A.B/RTKlive

Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

Lëvizja VETËVENDOSJE!, vlerëson se Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

“Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi. Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.  Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes”, shkruar në Facebook Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Sipas Saj, Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

“Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë. Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi. Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi’, shkruan Lëvizja VETËVENDOSJE!


MË SHUME NGA Lajme