23:05 / 23.11.2023
Spalletti: Italia u kualifikua meritë
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti ka thënë se Italia e ka merituar kualifikimin në Euro 2024.
Italia doli e dyta në Grupin C ku e para doli Anglia, ndërsa ndeshja me Ukrainën pati një epsiod ku ukainasit prentenduan penallti.
“Nuk kemi vjedhur asgjë, e meritonim të kualifikoheshim në Kampionatin Evropian. Nëse dikush e përdor atë episod kundër nesh, nuk është e drejtë, pa parë pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë duan ta bëjnë atë. Na vjen keq”, është shprehur strategu italian.























