23:12 / 23.11.2023
CONMEBOL: I takon FIFA-s të merret me rastin e ndeshjes Brazil - Argjentinë
Uran Krasniqi/RTKLive
Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka thënë se nuk është organizator i kualifikimeve për Botëror dhe se për ngjarjet e ndeshjes Brazil - Argjentinë duhet të veprojë FIFA.
Në ndeshjen që në fund fituan argjentinasit me rezultat 0-1 pati skena dhune mes dy tifozërive.
"CONMEBOL dënon të gjitha format e dhunës dhe do të bashkëpunojë me veprime që synojnë ndalimin e dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit. CONMEBOL nuk është organizator i kualifikueseve të Botërorit. Çdo hetim dhe aplikim sanksionesh janë përgjegjësi ekskluzive e FIFA-s", ka thënë CONMEBOL.























