23:22 / 23.11.2023
Rodrygo thotë se ishte cak i fyerjeve raciste pas fjalosjes me Messin
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Brazilit, Rodrygo ka thënë se ka marrë mesazhe raciste në media sociale pas një debati me kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi në ndeshjen e të martës mes dy vendeve.
Në ndeshjen që në fund fituan argjentinasit me rezultat 0-1 pati skena dhune mes dy tifozërive.
Messi, i cili ka akuzuar policinë braziliane për brutalitet, u pa duke ndërvepruar me kapitenin brazilian Marquinhos po edhe duke debatuar ashpër me Rodrygo.
"Racistët janë gjithmonë në detyrë. Llogaritë e rrjeteve të mia sociale u pushtuan me ofendime dhe lloj-lloj marrëzish", ka shkruar Rodrygo në Instagram të enjten. "Fat i keq për ta. Ne nuk do të ndalemi".























