09:06 / 24.11.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu, me rrebeshe dhe stuh
rtsh.al
Qendra me presion të ulët atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e saj, duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura me reshje shiu në veriperëndim dhe jugperëndim. Më pak reshje zona lindore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6, me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/15°C,
- Zonat e ulëta 12 /18°C,
- Zonat bregdetare 14/20°C.























