09:10 / 24.11.2023
`Shtëpia e Arbëreshëve` në Krujë, Rama: Hapësirë komunikimi mes brezash
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se hapja e “Shtëpia e Arbëreshëve” në Krujë nuk do të jetë thjesht një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.
Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook, pamje nga “Shtëpia e Arbëreshëve”, ku thotë se pas shekujsh mërgimi, arbëreshët “kthehen” në shtëpi, në Krujën e Skënderbeut.
“Jo thjesht një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash. Me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruan Rama.























