Kryediplomatja belge pritet nga presidentja Osmani
BKT
Lajme

Kryediplomatja belge pritet nga presidentja Osmani

M.P / RTKlive

Kryediplomatja belge, Hadja Lahbib, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas atij me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Pas takimit me këtë të fundit Lahbib në konferencë për media theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës e Serbisë është e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme.

Ajo çmoi rolin e diasporës shqiptare në ndërtimin e jetës sociale dhe zhvillimin ekonomik të shtetit belg.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të Kulturës në Mbretërinë e Belgjikës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo është hera e parë që Lahbib vjen në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Lajme