KQZ: 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit për 24 orë
BKT
Lajme

KQZ: 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit për 24 orë

E. Hoti / RTKlive

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka pranuar rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit, në më pak se 24 orë nga funksionimi i shërbimit online për votuesit,

Tutje bëhet e ditur se përmes kësaj platforme, votuesit mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

 “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme