12:33 / 25.11.2023
Hapet fushata kundër dhunës me baza gjinore
E. Hoti / RTKlive
Sot shënohet Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës me baza gjinore.
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se një sërë hapash janë ndërmarrë në përmirësimin e legjislacionit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe po ashtu në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për t'iu dhënë rasteve të dhunës përgjigjen e duhur institucionale.























