13:54 / 25.11.2023
Krasniqi: Pagat të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguri e madhe
E. Hoti / RTKlive
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës.
Krasniqi ka thënë se gjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur.
Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe.























