09:05 / 27.11.2023
Moti në Shqipëri, dita e sotme me kthjellime, reshje bore në juglindje
rtsh.al
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pasdite me reshje shiu në perëndim dhe reshje bore në juglindje. Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi 10-20 m. në sek. në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -7/4°C,
- Zonat e ulëta 2/14°C,
- Zonat bregdetare 6/14°C.























