Syla: Po i realizojmë ëndrrat e UÇK-së dhe përbetimin e veprimtarëve
BKT
Lajme

Syla: Po i realizojmë ëndrrat e UÇK-së dhe përbetimin e veprimtarëve

F.Sertolli / RTKlive

Për ndër të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, zëvendësministri Shemsi Syla ka thënë në `Info Plus` RTK-së, se hëna ishte një ditë e veçantë dhe e madhe për FSK-në.

“Një ditë me shumë mysafir duke filluar nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit si Presidentja e Kryeministri, përfaqësues ndërkombëtarë të NATO-s, veteranë të luftës e familjarë të dëshmorëve e deri tek fëmijët”, tha Syla. 

Ai tha se pothuajse një popull i tërë sot ka festuar ditën e ushtrisë një ditë emblematike, e cila siç tha ai, burimin e ka tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tek gjaku i dëshmorëve dhe tek përbetimi i shumë veprimtarëve të vendit, në këtë rrugë të shenjtë dhe të gjatë për ne.

“Ne sot po mundohemi ta realizojmë at objektiv që me qindra e mijëra njerëz kanë parë ëndërr në po mundohemi ta kthejmë atë në realitet”, tha Syla.

Ndërkaq rreth datës 28 Nëntor aktivitetet të cilat janë paraparë, Syla ka thënë se kjo datë koinçidon edhe me datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

 “Kjo datë koinçidon edhe me datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare duke u nisur nga Nëntori i Skëndërbeut, i Ismail Qemalit e deri tek ai i Adem Jasharit ku nesër është edhe ditëlindja e tij dhe dalja në skenë e UÇK-së, prandaj nesër delegacioni i FSK-së dhe i Qeverisë bashkërisht bëjnë homazhe në Prekazin historik”, tha Syla në RTK.


MË SHUME NGA Lajme