Kurti: Qeveria po investon në fuqizimin e muzeve publike
BKT
Lajme

Kurti: Qeveria po investon në fuqizimin e muzeve publike

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, ka vizituar Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.

“Ky muze arkeologjik gjendet brenda Hamamit të Shemsudin Ahmed Beut (shek. XV), i cili si askund tjetër ka edhe sahat-kullën e vet”, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftim thuhet se për këtë pritje, kryeministri Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.

“Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne. Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme