Athletic Bilbao e ndalë Gironan
BKT
Sport

Athletic Bilbao e ndalë Gironan

Uran Krasniqi/RTKLive

Girona ka hequr dorë nga kryesimi i La Liga dhe nga një seri prej pesë fitoresh radhazi. 

Kjo pasi të hënën është ndalur me barazim nga Athletic Bilbao. 

Ndeshja e zhvilluar në "Estadi Municipal de Montilivi" është mbyllur me rezultat 1-1. 

Pjesa e parë ka njohur raste nga të dyja anët po jo edhe ndryshim rezultati. Është mbyllur 0-0. 

Pjersa e dytë ka nisur me presionin e vendasve, që kanë realizuar në minutën e pesëdhjetë e pesë me Tsygankov.

Barazimi i mysafirëve nuk ka vonuar.  Ka qenë Williams ai që ka realizuar në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë. 

Pas kësaj ndeshje Real Madrid e kryeson tabelën e La Liga, ani se me pikë të barabarta me Girona, por me statistika të tjera më të mira.