Liderët opozitarë urojnë festat e Nëntorit
BKT
Lajme

Liderët opozitarë urojnë festat e Nëntorit

N.M. /RTKlive

Liderët opozitarë urojnë Shqipërinë e institucionet e Kosovës në 111-vjetorin e pavarësisë.

Një urim ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për nder të ditës së Flamurit dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ju kanë uruar të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin.

Abdixhiku ka thënë se kjo datë historike u fitua me sakrificë, teksa tha se në po këtë ditë kujtojnë lindjen e një kombi të lirë dhe të pavarur.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit.

Haradinaj përmes një urimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se asnjë popull nuk e ka të mbushur kalendarin me data e ngjarje historike si populli shqiptar.


MË SHUME NGA Lajme