Çerdhet të mos mbledhin të dhëna të panevojshme për fëmijët
A.B/RTKlive
Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka vazhduar ciklin e diskutimeve për promovimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. AIP diskutimin e fundit e kishte me përfaqësues të çerdheve publike e private.
Komisionarja për Privatësi e Informim, Krenare Sogojeva-Dërmaku, tha për RTK-së se ky ka rezultuar si një nga ciklet më të rëndësishme, sepse janë prekur tema të cilat thuajse fare nuk ka pasur ndërgjegjësim shoqëria.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, tha se kjo agjenci ka objektiv promovimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo tha se të dhënat për fëmijët janë të rëndësishme.
Sogojeva-Dërmaku, do të dalin në fund me një dokument publik për këtë çështje. Ajo tha se ka kërkuar nga çerdhet të bëhet ndalimi i përdorimit të aplikacioneve ku prindërit mund të kenë qasje direkt përmes kamerave
Ajo tha se pret reflektim nga çerdhet dhe të mos mbledhin të dhëna të panevojshme për fëmijët.























