22:27 / 28.11.2023
Osmani në pritjen e Begajt për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë
F.S/RTKlive
Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
"Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























