08:58 / 29.11.2023
Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore
rtsh.al
Mesdheu mbetet në ndikimin e zonës me presion të ulët atmosferik duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Ndërkaq në Shqipëri moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në perëndim me intensitet mesatar, reshje bore në veri, në mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim, me shpejtësi 10-15 m. në sek. në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5, me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 4/8°C,
Zonat e ulëta 10/17°C,
Zonat bregdetare 12/18°C.























