09:03 / 29.11.2023
Përkujtohet 29 Nëntori, 79-vjetori i çlirimit të Shqipërisë
N.M. /RTKlive
Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 79-vjetorin e çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një video, ka uruar shqiptarët për ditën e çlirimit, duke ju dëshiruar një “ditë të paqtë “.
“... dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, ka shkruar Rama.
Edhe presidenti Bajram Begaj do të nderojë ditën e sotme kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të zhvillohet në Varrezat Dëshmorët e Kombit.























