Hoxhaj: Kosova me Kurtin u bë qendër e shqetësimeve të sigurisë
BKT
Lajme

Hoxhaj: Kosova me Kurtin u bë qendër e shqetësimeve të sigurisë

Sh.Ç /RTKlive

Nënkryetari i Kuvendit, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se Kosova nga viti 2008 deri në vitin 2020 ka qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, kurse tash me qeverinë Kurti, sipas tij, është bërë qendër e shqetësimeve të sigurisë në Ballkan.

“Kur sheh sot qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa absolute e një politike të jashtme e ka shndërruar Kosovën në problem të sigurisë! Në vend se sot të diskutohej për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe PfP, sot u mor vendim për ardhjen e trupave shtesë për vitin e ardhshëm, përderisa vetëm këtë vit NATO ka rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it më së shumti pas shpalljes së pavarësisë në 2008!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme