Fc Prishtina 01 mposhtet thellë nga Kairat Almatay
BKT
Sport

Fc Prishtina 01 mposhtet thellë nga Kairat Almatay

Uran Krasniqi / RTKLive

Skuadra kosovare Fc Prishtina 01 është mposhtur thellë nga Kairat Almatay në Champions League.

Ndeshja e zhviluar të mërkurën në Prishtinë është mbyllur me rezultat 2-11. 

Pedro Santos, Neves De Lima, Diego Favero, Da Silva, Edson, Douglas Junior, Alex Viana dhe Caio Ruiz janë regjistruar në listën e golshënuesve për mysafirët. 

Maxharraj ka realizuar për kryeqytetasit dhe Alex Viana një autogol.  

Në ndeshjen tjetër të grupit, Benfica e ka mposhtur skuadrën e Dobovec me rezultat 4-3.