08:54 / 30.11.2023
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
rtsh.al
Mesdheu po ndikohet nga zone me presion të lartë atmosferik duke na kushtëzuar stabilitet të pjesshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje reshje në veri. Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi 15-25 m. në sekond, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale, ndërsa 1.5-2.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/12°C,
- Zonat e ulëta 10/20°C,
- Zonat bregdetare 13/20°C.























