Fc Prishtina 01 barazon me Dobovec
BKT
Sport

Fc Prishtina 01 barazon me Dobovec

Uran Krasniqi / RTKLive

Fc Prishtina 01 ka barazuar me skuadrën e Dobovec në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Champions League - Elite Raund. Ndeshja e zhvilluar të enjten është mbyllur me rezultat 3-3.

Mysafirët shënuan dy gola për një minutë me anë të Pasaricek dhe Knezevic (5’,6’).

Prishtina 01 u kundërpërgjigj me anë të Maxharrajt, duke shënuar në minutën e tetë me një asistim te Selmanajt.

Por, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, kur Limani pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Dobovec, kur shënuan me anë të Cesarec në minutën e 21-të.

Por Prishtina 01 ishte me fat shtatë minuta më vonë, kur Philer realizoi auto-gol për rezultatin 3-2.

Për t’ia siguruar një pikë bardhëekaltërve u përkujdes Maxharraj, që realizoi golin e dytë personal në minutën e 39-të.

Aktualisht Grupi B po kryesohet nga Benfica, derisa në vendin e dytë është Kairat, në të tretin Dobovec e në të katërtin Prishtina 01.