Osmani e Angili flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
BKT
Lajme

Osmani e Angili flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për raportet Kosovë-Turqi.

Sipas njoftimit për medie lëshuar nga Presidenca, në këtë takim është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve.

Në këtë drejtim, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë.


MË SHUME NGA Lajme