Kurti: Kosova është me fat që ka një mërgatë novatore
BKT
Lajme

Kurti: Kosova është me fat që ka një mërgatë novatore

M.Sh/RTKlive

Kryeministri i Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë qendrore të Speex dhe lansimit të platformës digjitale inovative Eexplore Kosova, duke e konsideruar të rëndësishme investimin në shtetin ku sundon ligji e rregulli.

Ky rast, sipas Kurit, jo vetëm që shënon një hap të rëndësishëm, por është tregues i qartë, sië tha Kurti, për ndikimin e mërgatës, në veçanti për fuqinë dhe ndikimin ekonomik të mërgatës në Zvicër dhe nga Zvicra në Kosovë.

“Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë, njëkohësisht është me fat që një shtet mik si Zvicra ka krijuar hapësira dhe mundësi për integrimin e popullit tonë atje”, tha kryeministri.

Ai shtoi se kjo ngjarje simbolizon rezultatet e prekshme të këmbënguljes, vizioneve dhe mundësive pikërisht këtu në Kosovë. Kjo ngjarje na përkujton se Kosova, edhe pse i vogël në hapësirë, sipas tij, është vend për arritje dhe mundësi të jashtëzakonshme.

“Mundësitë në Kosovë, kombinuar me përvojat e Zvicrës bëjnë të mundur diçka të tillë”, deklaroi kryeministri Kurti.Me këtë rast, ai tha se ndihet krenar që nëpërmjet forcimit të shtetit ligjor, i cili e “rrit parashikueshmërinë e të bërit biznes dhe e mundëson investimin dhe riinvestimin, si qeveri mund të kontribuojmë për një ambient më të qëndrueshëm për bizneset dhe qytetarët tanë”.

Në fund të fjalës, ai shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj gjithë atyre që kontribuan në këtë projekt të jashtëzakonshëm, i cili e ngrit edhe profilin e Kosovës në skenën globale.


MË SHUME NGA Lajme