Michel: Girona s`është e niveli i të mëdhenjve në La Liga
Uran Krasniqi/RTKLive
Edhe pse në këtë edicion është dukë bërë senzacion në elitën e futbollit spanjoll, trajneri i Girona, Michel konsideron se niveli i skuadrës së tij nuk është ai i Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Pas pesëmbëdhjetë ndeshjes Girona gjendet në vendin e dytë po me pikë të barabarta me Real Madrid që është në vendin e parë. E fundit që është mposhtur nga Girona është skuadra e Valencia në ndeshjen e të shtunës. Girona më 11 dhjetor do ta vizitojnë Barcelonën për ndeshjen e radhës në ligë.
“Është diçka që duhet ta kemi shumë të qartë në kokën tonë se është shumë e vështirë të jemi në nivelin e Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid”, ka thënë ai. "Ne po bëjmë histori dhe ne duhet ta shijojmë shumë këtë moment".























