Giroud paralajmëron tërheqjen pas Euro 2024
BKT
Sport

Giroud paralajmëron tërheqjen pas Euro 2024

Uran Krasniqi/RTKLive

Olivier Giroud ka thënë se mund të tërhiqet nga futbolli aktiv pas mbarimit të Euro 2024.

Sulmuesi francez aktualisht është pjesë e skuadrës italiane, Milan. 

"Evropiani më mungon, nëse e fitojmë atëherë do të tërhiqem. Edhe pse tërheqja nga futbolli mund të jetë një opsion edhe nëse nuk e fitojmë Evropianin. Dua të përfitoj nga çdo minutë që kam në dispozicion. Në të kaluarën i thashë shokëve që do të tërhiqesha nëse do të fitonim Botërorin, por nuk ndodhi kështu. Kam shtatë tituj me kombëtaren, kam ende shumë ambicie”, ka thënë Giroud.

Futbollisti është pjesë e Francës nga viti 2011, ku në 128 ndeshje ka realizuar pesëdhjetë e gjashtë gola.