City barazon me Tottenham
BKT
Sport

City barazon me Tottenham

Uran Krasniqi/RTKLive

Nuk ka fitues në "Etihad Stadium". Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras.  Ndeshja e të dielës është mbyllur me rezultat 3-3. 

Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët kur Heung-Min ka shënuar në minutën e gjashtë. 
I njëjti futbollist nuk ka mundur të gëzohet shumë për golin, pasi ka shënuar autogol vetëm tre minuta më vonë. 
Vendasit e kanë gjetur epërsinë në minutën e tridhjetë e dy kur ka shënuar Foden. 
Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. 
Pjesa e dytë ka dhuruar edhe tre gola të tjerë. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur ka barazuar Lo Celso. 
Nëntë minuta para përfundimit Grealish ka shënuar, duke krijuar përshtypjen se City do të triumfojë, por njëjtë nuk ka menduar Kulusevski i cili e ka barazuar rezultatin në momentet e fundit. 
Aktualisht tabela kryesohet nga Arsenal me tridhjetë e tri pikë e pasuar me Liverpool me tridhjetë e një pikë dhe pastaj është City me tridhjetë pikë.