Inter fiton bindshëm kundër Napolit
BKT
Sport

Inter fiton bindshëm kundër Napolit

Uran Krasniqi/RTKLive

Inter ka treguar se e ka seriozisht në këtë edicion. E ka mposhtur bindshëm kampionin në fuqi, Napolin.

 

Ndeshja e të dielës në "Diego Armando Maradona" i ka takuar skuadrës nga qyteti i Milanos. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-3. 

Ka qenë minuta e parafundit e pjesës së parë kur Calhanoglu ka tundur rrjetën për herë të parë pas një topi të asistuar nga Barella.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesëlojën e dytë Inter sërish ka dominuar. Madje ia ka dalë që të shënojë edhe dy herë. 

Ka qenë Barella (62') ai i cili e ka dyfishuar epërsinë e pastaj vulën përfundimtare fitores ia ka vënë Thuram (85').  

Pas kësaj ndeshje Inter rimerr kryesimin e Serie A me tridhjetë e pesë pikë, dy më shumë se sa Juventus.