09:23 / 04.12.2023
Moti në Shqipëri, me diell dhe vranësira
rtsh.al
Fillimi i javës, në Shqipëri, moti do të jetë me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite presim shtim të vranësirave.
Era do të fryjë me drejtim veri me shpejtësi 10-20 m. në sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6, me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -2/7°C,
- Zonat e ulëta 3/15°C,
- Zonat bregdetare 6/16°C.























