Haradinaj uron shqiptarët në 111-vjetorin e Forcave të Armatosura
BKT
Lajme

Haradinaj uron shqiptarët në 111-vjetorin e Forcave të Armatosura

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar për 111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, duke deklaruar se FASH po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.

Haradinaj ka thënë se në këtë ditë kujtohen me respektin më të madhe, atdhetarët që kontribuuan në krijimin e saj.

"Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare", ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme