08:45 / 05.12.2023
Begaj e Rama për vdekjen e Kabashit: Lamtumirë ‘Nder i Kombit’
N. M. /RTKlive
Krerë të lartë të Shqipërisë kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, kolosit të teatrit e filmit, Mirush Kabashi.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një postim në Facebook, Kabashin e quajti “Nder i Kombit.
“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan presidenti Begaj.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin e tij, në rrjetin social Facebook, i dha lamtumirën artistit Mirush Kabashi.
“LAMTUMIRË MIRUSH”, ka shkruar Rama.























