09:21 / 07.12.2023
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot nen për nen buxhetin për vitin 2024
ATSH
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme. Kuvendi pritet të diskutojë nen për nen buxhetin e vitit 2024.
Kështu sot, Kuvendi pritet të diskutojë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.
Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.























