09:22 / 07.12.2023
Moti në Shqipëri, me reshje bore intensive dhe reshje shiu
rtsh.al
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar në veriperëndim, reshje bore përgjatë verilindjes e juglindjes deri në lartësitë 700 metra në nivel deti.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 7 m. në sekond, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 3/8°C,
- Zonat e ulëta 7/14°C,
- Zonat bregdetare 10/14°C.























