Rama për Muzeun e FA: Dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fton gjithë të interesuarit dhe të apasionuarit që të vizitojnë Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë, me rastin e inaugurimit të pavioneve të reja, për tu njohur nga afër me historinë e ushtrisë shqiptare.
Rama në një postim në, Facebook, njofton se në Muzeun e Forcave të Armatosura, përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte do të ekspozohen edhe harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.
“Ftesë për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Përndryshe sot do të inaugurohen mjediset e reja në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë.























