09:25 / 08.12.2023
Moti në Shqipëri, me diell, temperaturat do të zbresin
rtsh.al
Ajri i ftohtë kontinental po ndikon në Evropën Verilindore, duke sjellë stabilitet të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje, me shpejtësi 7-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3, me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -7/2°C,
- Zonat e ulëta 0/13°C,
- Zonat bregdetare 5/12°C.























