Presidenti Begaj uron 8 Dhjetorin, Ditën e  Rinisë
BKT
Shqipëri

Presidenti Begaj uron 8 Dhjetorin, Ditën e  Rinisë

M.Miftari/RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.

 Begaj, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar Ditën e Rinisë, më 8 Dhjetor, si ditë që kujtohet si “Lëvizje Studentore e ‘90-tës”, që solli ndryshimet demokratike në Shqipëri.

“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë: Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë”, ka shkruar presidenti Begaj në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri