15:17 / 08.12.2023
Ministri Aliu: Punimet për linjën hekurudhore po ecin me ritme të shpejta
B. H. | RTKlive
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10-të, nga Fushë-Kosova për në Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
“Tashmë po vazhdojmë me punime drejt Vushtrrisë, ku po bëjmë vendosjen e Binarëve dhe Traversave, si dhe paralelisht po punojmë në rehabilitimin dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook, teksa ka publikuar edhe foto nga punimet në këtë linjë hekurudhore.























