Murati: Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza
BKT
Lajme

Murati: Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza

F.S / RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza, projekt i cili, sipas tij, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.

Ai ka thënë se në muajin shkurt të këtij viti, pati kërkuar nga BERZH që të mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se BERZH është përgjigjur pozitivisht, dhe pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes dhe tani është gati për nënshkrim”, ka thënë Murati.

Ky projekt, sipas tij,  do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.


MË SHUME NGA Lajme