Zeqiri: Shtesat për rrezikshmëri në punë të jetë 25-50 % e pagës bazë
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Zeqiri: Shtesat për rrezikshmëri në punë të jetë 25-50 % e pagës bazë

M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar) Pjesëtarët e Njësitit Special Interventues të Policisë të Kosovës, pas shtrimit të kërkesave të tyre, kanë përfunduar protestën para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se janë këtu për t’i përcjellë kërkesat legjitime të të gjithë pjesëtarëve të Policisë dhe të të gjithë atyre që janë në krye të detyrës zyrtare.

Ai tha se deri më tani i kanë adresuar kërkesat me shkrim dhe kanë pasur takime me qeveritarët, te të cilët kanë paraqitur kërkesa verbale, si dhe kanë kërkuar në Kuvendin e Kosovës një peticion në pakënaqësi e pjesëtarëve e Policisë ë Kosovës me rreth 570 nënshkrime e për të cilin, siç tha ai, ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Policia e Kosovës çdo herë ka qenë dhe është e përkushtuar n mbrojtje të rendit dhe të qetësisë publike,mbrojtjen e integriteti dh e të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në ligjit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria po kërkojmë: që t’i plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe të  mirëqenies”, deklaroi Zeqiri.

AI më tej shtoi se kërkesat të cilat do të paraqesin sot janë me prioritet dhe kërkoi që të realizohen me një afat kohor sa më optimal.

“Kërkesat e Policisë janë: përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi si veshmbathjet, mjetet e punës mjetet logjistike, objektet policore, duke parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë; rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe mos të varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar si dhe kërkojmë që shtesat për rrezikshmëri në punë të jetë 25-50% e pagës bazë dhe të formohet një komision, i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri...”, deklaroi mes tjerash, Imer Zeqiri.

Pas shtrimit të kërkesave, përfundon protesta e policëve para Qeverisë

N.M. /RTKlive

Pjesëtarët e Njësitit Special Interventues të Policisë të Kosovës, pas shtrimit të kërkesave të tyre, kanë përfunduar protestën para ndërtesës së Qeverisë.

Në protestën e sotme ka marrë pjesë edhe sindikata e Policisë së Kosovës.

Nis protesta e policëve para Qeverisë

Pjesëtarët e Njësitit Special Interventues të Policisë të Kosovës kanë filluar protestën para ndërtesës së Qeverisë. Në protestën e sotme po merr pjesë edhe sindikata e Policisë së Kosovës.

Në protestën e mbajtur në nëntor pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, kishin dy kërkesa ndryshimin e kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Policët sërish në protestë para Qeverisë

Pjesëtarët e Njësitit Special Interventues të Policisë të Kosovës do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të mbahet në orën 12, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe sindikata e Policisë së Kosovës.

Në protestën e mbajtur në nëntor pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, kishin dy kërkesa ndryshimin e kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.


MË SHUME NGA Lajme