Rama: Shqipëria mbetet e përkushtuar në Procesin  e Berlinit
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria mbetet e përkushtuar në Procesin  e Berlinit

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur kongresin e SDP-së, që po mbahet në Gjermani.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij nëpërmjet platformës X, ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, në sukseset e tij si lidership, veçmas në rigjenerimin e Procesit të Berlinit.

Rama tha se Shqipëria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces , si platformë kryesore në bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipin e tij. Procesi i ripërtërirë i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri