Edit Shkreli u betua si gjyqtarja e parë shqiptare në New York
BKT
Shqipëri

Edit Shkreli u betua si gjyqtarja e parë shqiptare në New York

ATSH

Edit Shkreli, me origjinë shqiptare do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Edit Shkreli u betua më 8 nëntor, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të Nju Jorkut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Edit Shkrelin, e cila është gjyqtarja e parë shqiptare në NewYork.

Kreu i qeverisë, përmes rrjeteve sociale ka publikuar foto nga betimi i saj si gjyqtare në SHBA, teksa e uron atë.

“Urime të përzemërta Edit Shkrelit, një vajzë e shkëlqyer, e cila u betua si gjyqtarja e parë shqiptare në New York”, thekson Rama.

Edit Shkreli, me origjinë shqiptare do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Edit Shkreli u betua më 8 nëntor, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të Nju Jorkut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.

Në ceremoninë e zhvilluar sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, nuk munguan dhe simbolet shqiptare. Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork. Shkeli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA.

Njoftim për betimin e Edit Shkrelit ka bërë edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

“Dje, në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut. Në mesin e folësve tjerë si: Jamaal T. Bailey, Nathalia Fernandez, e Kevin Thomas, (senatorë të shtetit të Nju Jorkut) dhe gjyqtarëve Roëan D. Wilson, Doris M. Gonzales dhe Matthew Parker- Raso, në emër të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, i urova gjyqtares Shkreli detyrën e re, si një arritje që na bën krenar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Konsullata.


MË SHUME NGA Shqipëri