10:47 / 10.12.2023
Elita e basketbollit vazhdon sot me dy përballje interesante
F.B/RTKLive
Elita e basketbollit sot sjellë dy ndeshje interesante që do të luhen në kuadër të javës së 12-të, ku do të takohen Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable Prizren.
Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.
Ndërkaq, mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.
Superliga /Java 12
Sot takohen:
17:00 Istogu-Peja
19:00 Trepça- Proton Cable Prizreni























