Moti në Shqipëri, ‘pushtohet’ nga shiu dhe reshjet e dëborës
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, ‘pushtohet’ nga shiu dhe reshjet e dëborës

rtsh.al

Dita e sotme do të jetë me vranësira reshje bore në verilindje dhe juglindje në pjesën e dytë ditës, reshje shiu në perëndim.

Qendra me presion të ulët atmosferik e vendosur në Mesdhe po furnizohet me rryma ajri të ftohta veriore duke shkaktuar reshje bore dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim, me shpejtësi 7 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -1/8°C,

- Zonat e ulëta       4/14°C,

- Zonat bregdetare 8/14°C.


MË SHUME NGA Shqipëri