08:49 / 11.12.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje bore
rtsh.al
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në orët e para të mëngjesit, gjatë ditës do të kemi vranësira dhe kthjellime të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 0/9°C,
- Zonat e ulëta 4/13°C,
- Zonat bregdetare 7/14°C.























